Maqedonia
Ish-ministri, Kreshnik Bekteshi ende duke u marrë në pyetje në stacionin policor

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ende në stacionin policor pasi dje është thirrur për një bisedë informative në lidhje me zjarrin në klubin e natës në Koçan, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, dje informoi se MPB-ja, në koordinim me Prokurorinë Publike, ka identifikuar deri më tani mbi 20 persona si të dyshuar për këtë ngjarje, nga të cilët 15 ndodhen aktualisht në stacionin policor.
Disa nga të dyshuarit për shkaktimin e këtij akti penal kanë ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë janë në spital, njofton albinfo.ch.
“Disa nga personat e arrestuar që ndodhen aktualisht në stacionin policor janë ata që, sipas provave të mbledhura deri tani, kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë ngjarje. Është arrestuar gjithashtu një person, organizatori i ngjarjes, për të cilin kemi dyshime se është një nga ata që kanë faj të drejtpërdrejtë. Po ashtu, janë arrestuar ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, ish-udhëheqësi i një sektori në Ministrinë e Ekonomisë, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe tre punonjës të kësaj drejtorie,” deklaroi Toshkovski.
Në lidhje me rastin, deri tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa Prokuroria ka nisur një procedurë hetimi ndaj 11 prej tyre. Për tetë prej tyre është kërkuar paraburgim të shkurtër, ndërsa tre të tjerë janë ende të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Zvicër
-
Euromillions: Fituesi me fat rrëmben çmimin e madh prej 233 milionë frangash zvicerane Pas disa javësh ku çmimi i parë i lotarisë Euromillions mbeti pa fitues, të martën në...
-
Parlamenti zviceran rrezikon ta shfuqizojë pagën minimale në Gjenevë
-
Zvicra përballet me rritje rekord të bllokimeve në trafik, mbi 55 mijë orë në vitin 2024
-
Zvicër: Disa nga bakshishet së shpejti do të rrjedhin në AHV
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it