Shkurt.ch
Ish shefi i OSBE-së në Kosovë, udhëheq OSBE-në në Ukrainë
Tim Guldimann në karrierën e tij ka punuar si shef i misionit të OSBE-së dhe i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, 2007-2008
Diplomati zviceran, i njohur veç tjerash edhe si ish ambasador i OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann, do të jetë i dërguar i OSBE-së për Ukrainë. Vendimin për këtë emërim e ka marrë ministri i punëve të jashtme i Zvicrës, Didier Burkhalter, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së për këtë vit.
Diplomati me përvojë, i cili prej sa vitesh është ambasador i Zvicrës në Gjermani, do të udhëheqë bisedime të vazhdueshme me të gjitha palët e përfshira në konflikt si dhe me partnerët ndërkombëtarë, ka thënë Burkhalter para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Burkhalter ka shpallur më tutje ngritjen e një grupi kontakti për Ukrainën, i cili do t`i qëndrojë pranë këtij vendi në fazën kalimtare.
Ministria e Jashtme në një njoftim të saj bën të ditur se Guldimann vazhdon të jetë edhe më tutje në funksionin e ambasadorit të Zvicrës në Gjermani.
Guldimann në karrierën e tij ka punuar si ambasador i Zvicrës në Iran (1999-2004), udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kroaci (1997-1999), i misionit të OSBE-së dhe i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë gjatë viteve 2007-2008, thuhet veç tjerash në komunikatën e Ministrisë se Jashtme të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet












