Uncategorized
Ish trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi mbron Xhakën dhe Shaqirin
Në lidhje me gjestin e shqiponjës dykrenore të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, Biasi shton se e gjithë historia është absurde.
Ish trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi , ka treguar për televizionin italian “Rai” se pse Suedia ka fituar ndaj Italisë.
“Italia kishte tepër emocione si asnjëherë më parë. Italianët arritën ti bënin presione nordikevë, megjithatë ata kanë mbrojtje tepër të fuqishme dhe është thuajse e pamundur ti ndëshkosh nga qendra, por vetëm me krosime,” tha ai, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me gjestin e shqiponjës dykrenore të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, Biasi shton se e gjithë historia është absurde.
“Në Shqipëri kam mësuar, që gjesti është shenjë për t’u identifikuar me vendin dhe kombin. Është një shenjë miqësore, aspak provokim. Që në Zvicër flitet për mungesë të lojtarëve me çfarë identifikohet, për mua është e pakuptueshme. Ka nëpër botë dhe veçanërisht në Zvicër shumë lojtarë më rrënjë të ndryshme. Sot kjo është normale. Është turp, që një diskutim i tillë ka vendosur në hije një fitore spektakulare,” tha në fund ish trajneri i Kombëtares.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore













