Lajme
Isufi nuk është kundërkandidat i Pacollit
Por, Isufi nuk përjashton mundësinë që nga AAK-ja, apo edhe nga vetë opozita, të ketë një kundërkandidat të Pacollit
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka mohuar sot të jetë kundërkandidat i mundshëm i Behgjet Pacollit për president.
Por, gjatë një intervistë për Evropën e Lirë, Isufi nuk përjashton mundësinë që nga AAK-ja, apo edhe nga vetë opozita, të ketë një kandidat që do të sfidonte kandidaturën e Pacollit.
“Nuk është e vërtetë, më shumë është spekulim. Ka të bëjë me interesim të mediave dhe qarqeve të caktuara, që unë nuk e di. Me mua nuk ka biseduar askush në këtë drejtim”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, ditëve në vijim, do të ketë takime në AAK, ku do të marrin qëndrim rreth votimit për president të Kosovës. “Konsideroj se deri më tani është vetëm fillimi. Më vonë shohim se a kanë edhe partitë tjera ndonjë kandidat, i cili do të mund të sfidonte zotin Pacolli”, ka thënë nënkryetari i AAK-së.
Mediave elektronike në Kosovë raportuan dje se Isufi mund të jetë i propozuar tjetër për postin e presidentit.
Ndërkohë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli aktualisht nuk mund të llogarisë në mbështetjen e të gjithë deputetëve të PDK-së për t’u bërë president shteti, edhe pse Këshilli Drejtues i partisë që drejtohet nga Hashim Thaçi, ditë më parë ka vendosur që Presidencën t’ia lërë Koalicionit për Kosovën e Re.
Sipas mediave të Kosovës, të cilat bazohen në burime partiake, janë tetë deputetët të PDK-së, që nuk do ta votojnë Pacollin për president. Dhe, pas votat e tyre, lideri i AKR-së do ta ketë vështirë të vihet në krye të shtetit. PDK-ja, sipas mediave, nuk ka vullnet që AKR-së t’ia japë më shumë se tri ministri, e aq më tepër për t’ia lënë në duar Ministrinë e Ekonomisë apo Ministrinë e Punëve të Jashtme.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












