Lajme
Italia dëbon imamin që mbështeste Hamasin
Imami i një xhamie në Bolonja, Zulfiqar Khan, është dëbuar këtë të martë nga Italia pasi ka shprehur mbështetjen e tij për lëvizjen palestineze Hamas, raporton Ansa.
Khan, i cili është shtetas pakistanez, është dërguar në stacionin policor, ku i është thënë se do të deportohet.
Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, nënshkroi një dekret për dëbimin e Khan nga territori italian për të garantuar sigurinë kombëtare, pasi u njoftua se imami shprehte një ide fundamentaliste për konceptin e xhihadit dhe, ndër të tjera, lartësoi martirizimin dhe veprën e muxhahidëve në konflikti izraelito-palestinez, duke shprehur mbështetje për Hamasin.
Avokati i Khan, Francesco Muro, e karakterizoi këtë vendim si një simbol të “kthimit në kohën e shtetit policor dhe ndjekjes penale të krimeve të mendimit”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











