Lajme
Italianët emigrojnë në Shqipëri
Kriza ekonomike ka bërë që italianët të emigrojnë në Shqipëri
„Emigrantët tani jemi ne”, është titulli i një shkrimi që zë një faqe të plotë në gazetën prestigjioze italiane ‘La Repubblica’.
Emigrantët italianë mbërrijnë në Shqipëri me anije nga Ankona dhe Bari si dhe me avionë me 20 fluturime të përditshme që ka mes dy vendeve.
Nuk ka vlerësime mbi numrin e italianëve në Shqipëri, pasi ata i drejtohen autoriteteve në Shqipëri, vetëm në rastet kur ata kanë një nevojë të vërtetë.
Ka edhe studentë, të cilët vazhdojnë shkollimin e tyre, ndërkohë që punojnë për 200-300 euro në muaj, madhësia mesatare e pagës.
Sipas specialistëve, fenomeni pritet të dyfishohet në dy-tre vitet e ardhshme.
Siç transmeton TCH, italianët emigrojnë në Shqipëri për të përfituar nga lehtësimet fiskale dhe krahu i lirë i punës, në një vend ku italishtja është shumë e përhapur.
Shpesh ata ndihmohen nga të njohur shqiptarë, jo rrallë bëhet fjalë për emigrantë shqiptarë me banim prej vitesh në Itali.
Edhe mes tyre ka shumë që kthehen në atdhe për të përfituar nga mundësitë e reja.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












