Lajme
Italianët nuk lejojnë mërgimtarin nga Zvicra të shkojë në Shqipëri
Eshtë ndalur nga policia italiane dhe nuk i është lejuar që të marrë tragetin për Shqipëri, dhe kjo i është shpjeguar me arsyen se njerëzit nga vendet e Zonës Shengen, nuk lejohen të dalin jashtë kësaj zone!
Masat e marra kundër pandemisë në shtetet e treta, po bëhen pengesë edhe për shqiptarët e Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Ballkanit, duke kaluar nëpër to. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një shqiptari me qëndrim në Zvicër, i cili nëpërmes Italisë donte të shkonte në Shqipëri.
Muhamet Maloku nga Oberrieti i Zvicrës në një prononcim për albinfo.ch ka rrëfyer problemin në të cilin ka hasur para disa ditësh kur ishte nisur për t`i kaluar pushimet në Shqipëri.
Maloku ka thënë se në Itali është ndalur nga policia italiane dhe nuk i është lejuar që të marrë tragetin për Shqipëri, dhe kjo i është shpjeguar me arsyen se njerëzit nga vendet e Zonës Shengen, nuk lejohen të dalin jashtë kësaj zone!
“Deri në Itali nuk kemi hasur në ndonjë problem, çdo gjë ka shkuar në rregull. Mirëpo, kur arritëm në Itali, pasi kemi bërë chek-in dhe të gjitha procedurat për tu nisur për Shqipëri, policia italiane më ka ndaluar dhe më ka thënë që me pasaportë zvicerane nuk mund të dal jashtë Zonës Shengen. Kjo gjë nuk ka vlejtur edhe për bashkëshorten time, e cila posedon edhe pasaportën e Kosovës. Ky problem nuk më ka ndodhur vetëm mua. Janë disa familje që kemi mbetur këtu në Itali për pushime e disa të tjera janë kthyer. Të gjitha rezervimet i kemi pasur në Shqipëri, pasi që ne nuk e kemi ditur që nuk mund të dalim në Shqipëri” ka rrëfyer Maloku për albinfo.ch.
Në ndërkohë, albinfo.ch është duke u marrë me rastin dhe do të përpiqet që të marrë informacione zyrtare nga organet kompentente, për të njoftuar lexuesit e saj lidhur me këte problem./albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet












