Lajme
Italianët zgjedhin vaksinën e tyre me efikasitet në 92.5% të rasteve
Pas shumë vështirsive, shkencëtarët italianë duket se janë në rrugën e duhur për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, i cili synon të mbrojë vendin nga pandemia, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se kompania italiane e bioteknologjisë, ReiThera, me qendër në Romë, ka deklaruar se deri më tani vaksina ka treguar rezultate pozitive.
“Ne jemi duke zhvilluar fazën e dytë, pastaj do të kalojmë në të tretën, në mënyrë që të kemi gati vaksinën në qershor. Në fund të qershorit ne do t’i dërgojmë të dhënat në Agjencinë Europiane të Barnave.
“Shpresojmë që të marrim miratimin dhe në korrik qytetarët e Italisë do të jenë në gjendje të vaksinohen”, ka deklaruar Giuseppe Ipolito, drejtor shkencor i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Spalanzani në Romë.
Faza 1 e vaksinës
Gjatë fazës së parë shkencëtarët zbuluan se vaksina shkakton një përgjigje imune. 92.5% e të vaksinuarve kishin nivele të lartë të antitrupave dhe me një dozë të vetme përgjigja është e ngjashme me atë të vaksinave të tjera që kërkojnë dy doza.
Pritët një prodhim prej 100 milion dozash.
“Ne jemi në rrugën e duhur dhe qëllimi është ta kemi gati vaksinën në qershor ose korrik “, tha Francesco Vaia, drejtor i Institutit Kombëtar. “Faza e parë përfundoi me sukses dhe tani jemi në fazën e dytë.
“Gjithçka po shkon mirë dhe së shpejti do të kalojmë në fazën e tretë,” shtoi ai .
Dhjetë milion doza në muaj
“Ne po përpiqemi të zgjerojmë kapacitetin tonë të prodhimit.”
“Qëllimi ynë është të jemi në gjendje të prodhojmë 10 milion doza në muaj, deri në 100 milion doza në vit,” thanë drejtuesit e ndërmarrjes për Mediat Italiane dhe Ndërkombëtare.
Vaksina, e cila është zhvilluar për t’u injektuar në një dozë të vetme, nuk është e zhvilluar nga mARN por prodhon antitrupa. Gjithashtu ruhet në temperaturën e frigoriferit, pra në 4 gradë.
Në fakt, gjatë një konference për shtyp, në prani të Ministrit Italian të Shëndetësisë Roberto Speranza, u prezantuan të dhënat e fazës së parë, e cila filloi në 24 gusht.
Fazat dy dhe tre do të zgjasin edhe gjashtë muaj të tjerë dhe nëse përgjigjet janë në përputhje me rezultatet deri më tani, vaksina italiane do të kërkojë miratimin te autoritetet rregullatore (EMA dhe Aifa) .
Lidhur me problemin që mund të lindë nga mutacionet e koronavirusit të ri, kompania tha: “Ne mund të prodhojmë doza vaksinash që janë efektive kundër çdo mutacioni, sepse kemi një platformë teknologjike që na lejon t’i bëjmë këto ndryshime.”
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











