Uncategorized
Ja cilat janë të mirat shëndetësore të shalqirit
Studimet e fundit tregojnë se shalqiri përmban sasi të madhe të likopenit dhe konsiderohet si antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat në trup.
Përveç kësaj, shalqiri përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe vitaminës C.
Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të shalqirit:
Rrit sistemin imunitar
Për shkak të përmbajtjes së lartë të Vitaminës C, shalqiri ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe parandalon një sërë sëmundjesh. Studimet e fundit tregojnë se Vitamina C që përmban shalqiri është i domosdoshëm për personat, të cilëve u është dobësuar sistemi imunitar për shkak të stresit.
Rregullon tensionin e gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës
Shalqiri ndihmon te personat që kanë mangësi magnezi. Studimet e fundit theksojnë se konsumimi i duhur i kaliumit dhe magnezit është i lidhur ngushtë më parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu sasia e lartë e lipotein në shalqi, përmirëson funksionimin e sëmundjeve të zemrës.
Parandalon formimin e gurëve në veshka
Studimet kanë treguar se sasia e lartë e ujit parandalon gurët në veshka. Gurët në veshka ndërtohen nga toksinat në gjak. Kjo mund të çojë në një përqendrim të lartë të acidit urik në gjak dhe potencialisht mund të shkaktojë gurë në veshka. Shalqiri ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës, përmes të cilës nxirren jashtë të gjitha mbeturinat.
Ndihmon në humbjen e peshës
Për shkak të kalorive të ulëta që përmban shalqiri dhe për shkak të sasisë së lartë të ujit, shalqiri është një ndër frutat ideale për humbjen e peshës. Nëse tashmë keni filluar të ushtroni për humbjen e peshës, shalqiri ju ndihmon fort. Studimet kanë treguar se konsumimi i Vitaminës C gjatë ushtrimeve mund të përmirësojë futjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve dhe është i rëndësishëm në ruajtjen e funksionit të mushkërive dhe për rrugët e frymëmarrjes.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












