Jeta në Zvicër
Ja sa të holla duhet të ndani për gjobat në komunikacion në vitin 2019
Këshilli komunal i qytetit të Cyrihut është duke llogaritur me 152 franga gjobë për një banor, ai i Kantonit të Solothurnit me 6 franga. Pritjet e tilla buxhetore nuk janë plotësisht pa kundërshtime.
Në vitin e ardhshëm, qytetarët e Cyrihut do të duhet të paguajnë mesatarisht 152 franga gjobë për një banor, shkruan “Schweiz am Wochenende”, informon Albinfo.ch. Këshillet komunalë dhe kantonet gjermanofolëse, llogarisin për më shumë se një çerek miliard frangash për vitin 2019. Kjo është rreth 45 franga gjobë për kokë banori, të cilën zviceranët do të duhet të paguajnë.
Në vendin e dytë të renditjes, drejtpërsëdrejti pas qytetit të Cyrihut, është qyteti i Badenit AG. Këshilli komunal i tij pret gjoba, që në vitin e ardhshëm do të arrijë shumën prej 4,620,500 frangash, transmeton Albinfo.ch. Mesatarisht, kjo i bie 113 franga për banor.
Shuma gati është dy herë më e lartë se ajo e llogaritur për vitin 2018. Arsyeja e rritjes është sistemi i parë fiks i radarëve të instaluar në tërë kantonin. Në përgjithësi, të ardhurat e pritshme ngelin përafërsisht në të njëjtin nivel si në vitin 2018.
Më së paku gjobë për banor pret Kantoni i Solothurnit, me një shumë prej mesatarisht 6 franga për banor. Sa për krahasim, Policia Kantonale e Urit, në vitin 2019 pret të marr 107 franga për banor, që paraqet një dallim prej më tepër se 100 frangash, njofton Albinfo.ch.
Shuma e gjobës që për vitin e ardhshëm pret një këshill komunal, ndër të tjera varet edhe numri i shkeljeve të Ligjit të komunikacionit në vitin aktual.
Përmes “Schëeiz am ëochenende” presidentja e Shoqatës së Policisë Zvicerane (VSPB), Johanna Bundi Ryser, këto pritje të buxhetit i ka kritikuar pjesërisht. Qëllimi i gjobave është veprimi arsimor në rast të sjelljes së keqe dhe jo rehabilitimi i financave publike, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, shumica e policëve nuk do të ndikoheshin nga gjobat, pasi numri i gjobave të shqiptuara rrallë është i rëndësishëm për gjykimin e një oficeri të policisë.
E-Diaspora
-
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë Për një numër pacientësh nga viset shqiptare që jetojnë në Austri, mosnjohja e gjuhës gjermane përbën... -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
Pse parashikimet buxhetore të Konfederatës janë shpesh më të këqija se realiteti Konfederata shpesh e mbivlerëson deficitin e saj publik. Viti 2025 konfirmon një trend të vërejtur prej... -
Kërkesa për pajisje zjarrfikëse është rritur ndjeshëm që nga tragjedia e Crans-Montanës -
Zvicër: Tragjedi në vendin e punës, humb jetën një person nga Maqedonia -
Ligjvënësit zviceranë përforcojnë diplomacinë tregtare në Uashington -
Makinat hibride të njohura në Gjenevë














