Lajme
Jahjaga kërkon të mos bllokohen rrugët
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është shprehur e shqetësuar për paralajmërimin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, për bllokimin e mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, dhe për bllokimin e pikave kufitare në Merdare dhe të Dheu i Bardhë.
Presidentja në deklaratën e saj thotë se e drejta e qytetarëve për të protestuar është e rregulluar me ligjet e Republikës së Kosovës dhe sipas saj organizimi i protestave paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, ngërthen më vete përgjegjshmërinë për formën, qëllimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e protestës.
“Si Presidente e Republikës së Kosovës angazhohem për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për adresimin e të gjitha çështjeve brenda institucioneve dhe në zbatim të plotë të ligjit. Përcaktimin e ‘Vetëvendosjes’ për të dalë në rrugë nuk e shoh si shterje të mundësive të veprimit brenda institucioneve të vendit”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.
Presidentja Jahjaga shpreh qëndrimin e saj të fuqishëm, kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Presidentja Jahjaga u bënë thirrje të gjithë qytetarët të mos bllokojnë rrugët, vendkalimet kufitare të Kosovës dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











