Lajme
Jahjaga: Korrupsioni dëmton stabilitetin ekonomik
Korrupsioni është një e keqe që po kërcënon shoqërinë kosovare. Ky fenomen ndikon shumë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, duke larguar investimet e huaja, ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këto komente Jahjaga i bëri në Prishtinë në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.
“Kosova ofron kushte të nevojshme për të tërhequr investime të huaja, por korrupsioni po rrezikon klimën favorizuese të tregut tonë. Nëse nuk jemi efikas dhe plotësisht të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, atëherë ne po rrezikojmë të shndërrohemi në një shoqëri ku fëmijët tanë do të rriteshin në një ambient ku formë për arritje të suksesit do të konsideronin miton dhe korruptimin. Të gjithë ne së bashku duhet të mobilizohemi që ky fenomen të mos e ndryshojë fytyrën dhe imazhin e shoqërisë sonë”, ka deklaruar Jahjaga.
Ndërsa, zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, ka deklaruar se te pasurit në Kosovë e kanë jetën shumë të lehtë, gjejnë punë, ndërsa të varfëritë humbin shpresën për të ardhmen.
Sparks ka cituar pjesë të fjalimit të ambasadorit amerikan Dell, i cili nuk ka përjashtuar asnjë subjekt politik nga përfshirja në afera korruptive. Ai ka thënë se EULEX-i do të ndihmojë në betejën kundër korrupsionit.
“Ne nuk jemi perfekt, edhe ne kemi bërë gabime, madje edhe serioze. Por me mandatin e tij ekzekutiv EULEX-i deri më tani është duke hetuar 90 raste, ku në 46 prej tyre ka dhënë vendimin. EULEX-i është duke e luftuar korrupsionin me ekipe të përziere , së bashku me prokurore dhe policë kosovarë”, ka thënë Sparks.
Ndërsa zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka përmendur ligjet e miratuara nga Ministria e Drejtësisë në luftë lundër korrupsionit.
Ai ka bërë të ditur se shumica e veprave korruptive që janë vlerësuar si kundërvajtje, në kodin e ri penal, do të cilësohen si vepra penale.
Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korruspsionit, u theksua gjithashtu se përpjekjet për luftimin e korrupsionit janë të suksesshme, vetëm atëherë kur edhe qytetarët angazhohen në luftë kundër kësaj dukurie.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













