Lajme
Jakup Krasniqi rikthehet në postin e kryetarit të Kuvendit
Në seancën e parë të Kuvendit, me shumicë votash është zgjedhur Jakup Krasniqi për kryetar të Kuvendit.
Po ashtu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarë të Kuvendit. Xhavit Haliti nga PDK, Sabri Hamiti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.
Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetet serb është zgjedhur Petar Miletiq, ndërsa Enis Kerman është zgjedhur nga komunitetet të tjera
Ndërkohë ka përfunduar seancë e parë e Kuvendit, ndërsa pas orës 13:00 është caktuar të mblidhet Kryesia e re e Kuvendit për të caktuar rendin e ditës. Seancë do të vazhdojë pasdite, ku pritet të votohet presidenti dhe qeveria e re.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës është bërë betimi solemn i deputetëve. Pas leximit të tekstit, deputetët janë betuar, ndërsa janë duke nënshkruar deklaratë betimi. Deputetët e Vetëvendosjes janë ngritur në këmbë, si edhe të gjithë deputetët të tjerë, ndërsa ata para vetes kanë pasur nga një flamur kombëtar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













