Lajme
James Berisha kthehet nesër në Kosovë
Zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me pilotin Berisha prej Stambollit nesër do të arrijë në Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në një paraqitje telefonike për RTK-në, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ka arritur ta lirojë nga burgu James Berishën, dhe se aktualisht bashkë me pilotin gjenden në Stamboll të Turqisë.
Zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me pilotin Berisha prej Stambollit nesër do të arrijë në Prishtinë.
Ndërsa piloti Berisha ka shprehur gëzimin e tij që po kthehet në atdhe dhe ka thënë se është mirë me shëndet. Ai ka falënderuar Behxhet Pacollin për lirimin e tij.
Piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha ka disa muaj që është mbajtur në burg në Eritre, pasi ishte në një fushatë lobimi për Kosovë në kontinetin e Afrikës.
Pacolli është angazhuar intenzivisht për lirimin e pilotit shqiptaro-amerikan, i cili ka qenë duke u angazhuar në misionin e tij lobues “Flying For Kosovo”, që nga dita e humbjes së kontakteve, me 15 gusht 2011.
James Berisha i lirë, me meritën e Pacollit
Zëvendëskryeministrit i parë i Kosovës ka nisur të martën një vizitë në Tunizi dhe sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e tij për informim, ai do të vizitonte edhe një shtet tjetër afrikan, Eritrenë, ku po mbahej i burgosur James Berisha, pilkoti i njohur shqiptaro-amerikan.
Autoritetet e Eritreas e kanë liruar pilotin Berisha, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i bëri këtij vendi, njofton “Zëri”.
Ai pritet të arrijë së shpejti në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











