Shkurt.ch
Janë pritur 10 mijë dhe kanë ardhur 70 mijë të huaj në vit nga BE-ja
Nga viti 2007 e deri sot në Zvicër ka pasur në mes të 63 mijë dhe 76 mijë punëtorë plus nga vendet e BE-së (dhe të tjerë) që kanë hyrë. për çdo vit
Këshilli Federal ka gabuar rëndë në prognozat e tij kur ka nënshkruar marrëveshjen për lëvizje të lirë me Bashkimin Evropian. Atëbotë qeveria e vendit kishte parashikuar se si rezultat i kësaj marrëveshjeje, brenda vitit në Zvicër do të hynin vetëm dhjetëmijë persona nga vendet e BE-së, ka shkruar gazeta e të dielës, “Schweiz am Sonntag”. Si pasojë e hyrjes graduale në fuqi të marrëveshjes, numri i parashikuar është shumëfishuar.
Në një broshurë që kishte publikuar qeveria në vitin 2000 para referendumit për marrëveshjen e lëvizjes së lirë , mund të lexohej veç tjerash edhe kjo: “Siç tregojnë përvojat nga BE, frika se migracioni nga vendet e BE-së në Zvicër do të shënojë rritje të madhe, është e pabazë. Studimet e pavarura kanë ardhur në përfundimin se nga kjo marrëveshje nuk duhet të pritet as ndikim negativ në tregun e punës dhe në paga”.
Këshilli Federal në këto qëndrime është mbështetur para së gjithash në studimin që ia kishte dhënë për detyrë ta punonte profesorit të ekonomisë Thomas Straubhaar. Ky kishte ardhur në përfundimin se në Zvicër për çdo vit do të ketë një migracion “neto” (pasi të hiqet numri i personave që e lëshojnë Zvicrën) prej gjithsej rreth 10 mijë shtetasish të BE-së në vit.
Mirëpo, siç konstaton gazeta e përmendur, realiteti është zhvilluar krejt ndryshe. Sidomos pas hapjes së plotë të kufijve me shtetet e vjetra të BE-së (në vitin 2007) migracioni “neto” ka përjetuar një rritje të madhe. Nga viti 2007 e deri sot në Zvicër ka pasur në mes të 63 mijë dhe 76 mijë punëtorë plus nga vendet e BE-së (dhe të tjerë) që kanë hyrë. Dhe këtu llogariten vetëm ata që punojnë, pa familjarët, fëmijët e tyre dhe personat që vijnë nga zonat kufitare . Rreth 90 % e këtyre vijnë nga vendet e BE-së.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












