Lajme
Japonia ndau 4.8 milionë euro për Kosovën
Ndihma dedikohet për projektin "Përmirësimi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta në Republikën e Kosovës"
Qeveria japoneze ka aprovuar një ndihmë në shumë prej 4.8 milionë euro për projektin “Përmirësimi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta në Republikën e Kosovës”.
Memorandumi u nënshkrua sot ndërmjet Shigeo Iëatani, ambasador i Japonisë në Kosovës, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Marrëveshja e nënshkruar parasheh që Agjencia Ndërkombëtar Japonez për Bashkëpunim të implementojë projektin që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të hedhjes së mbeturinave publike në Prishtinë dhe Prizren, si dhe disa komuna që e kufizojnë Prizrenin, duke pajisur kompanitë relevante komunale me rreth 40 kamionë kompaktorë të ri në total.
Një kompani në Prishtinë do të merr 10 dhe tjetra në Prizren rreth 30 kamionë. Projekti po ashtu përfshinë pjesët e nevojshme rezervë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjet ministrat Gashi dhe Hoxhaj, pasi shprehën keqardhjen e tyre për fatkeqësinë natyrore që ka goditur ditëve të fundit Japoninë, falënderuan Qeverinë japoneze për ndihmën e dhënë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka ofruar edhe në fushat tjera.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













