Lajme
Javën e ardhshme, raundi i tretë i dialogut Kosovë-Serbi
Javën e ardhshme në Bruksel do të mbahet raundi i tretë e negociatave të drejtpërdrejta midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. Zgjidhja e krizës presidenciale në Kosovë i ka konvenuar dialogut Prishtinë-Beograd.
I ashtuquajturi Komitet për verifikimin e regjistrit civil, pritet që në fillim të javës të arrijë marrëveshjen, me anë të së cilës do të vendoset se si Kosova do t’i pranojë kopjet e regjistrit civil, ndërkaq që nga fundi i javës së ardhshme, kryenegociatorët Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq, me ekipet e tyre, do të jenë sërish në Bruksel
Në raundin e tretë do të diskutohet për çështjet që janë hapur deri më tash, por do të kenë edhe tema të reja – lëvizja e qytetarëve, që nënkupton njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia dhe anasjelltas.
Gjatë gjithë kësaj kohe, edhe Tahiri e edhe Stefanoviq janë konsultuar në telefon nga zyrtari që po e lehtëson dialogun Robert Cooper. Këshilltari politik i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka vendosur që kësaj radhe të mos e vizitojë Prishtinën e Beogradin, edhe për shkak të konstruktivitetit që po tregon në dialog si pala kosovare, po ashtu edhe ajo serbe.
Sipas marrëveshjes së arritur për regjistrat civilë, që Serbia i ka rrëmbyer nga Kosova gjatë luftës, origjinali i dokumenteve nuk do t’i kthehet shtetit të ri. Ekspertët e të dyja palëve dhe nga EULEX-i do të ndihmojnë në verifikimin e disa kopjeve të këtyre dokumenteve, që Serbia do t’i japë Kosovës. Pas verifikimit kopjet do të certifikohen nga ky grup i ekspertëve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













