Lajme
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun
Në kuadrin e një turi leximesh letrare, shkrimtarja e njohur do të bëjë tri ndalesa në Zvicër: Më 2 mars në Cyrih, më 4 mars në Bazel dhe më 7 mars, në Thun
Shkrimtarja e re shqiptare që shkruan në gjuhën gjermane, Jehon Kicaj ka pasur një vit me suksese të shënuara në skenën letrare të Gjermanisë. Përveç çmimit “Hanna” dhe atij “Buddenbrook House Debut 2025” për romanin me titullin “ë”, ajo ishte kandidate në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin më të lartë letrar të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Aktualisht Kicaj është duke zhvilluar një tur leximesh letrare në Gjermani dhe në Zvicër. Në turin e saj zviceran ajo ka tre stacione në të cilët do të ndalojë në fillim të muajit mars.
Kështu, ajo do të lexojë nga romani i saj më 2 mars me fillim në orën 20.00 në sallën e objektit të njohur për organizime kulturore në Cyrih, Kaufleuten (Festsaal, Pelikanplatz 18).
Dy ditë më vonë, më 4 mars Jehona Kicaj do të jetë mysafire në Literathurhaus, Basel (Barfüssergasse 3) me fillim në orën 19.00 dhe më 7 mars, në Thun, ga ora 16:00, (Café Bar Mokka, Allmendstraße 14). Leximi i fundit është pjesë e festivalit letrar të këtij qyteti.
Romani “ë” i Jehona Kicaj është një libër i qetë por i fuqishëm për humbjen e atdheut përmes luftës, për dhimbjen dhe humbjen e gjuhës: Si fëmijë refugjatësh nga Kosova, narratori kërkon gjuhë dhe një zë, trnmseton albinfo.ch. Ajo rritet në Gjermani, ndjek kopshtin, shkollën dhe universitetin, kërkon mirëkuptim, por vazhdimisht has paragjykime, mungesë njohurish dhe injorancë. Kur Lufta e Kosovës shpërthen në fund të viteve 1990, ajo e përjeton atë nga një distancë e sigurt. Por edhe në diasporë, lufta dhe vdekja janë të pranishme – ato thjesht përjetohen ndryshe sesa në terren.
Romani evokon vuajtjet e familjeve që kanë humbur shtëpitë e tyre, të afërmit e vrarë të të cilëve u varrosën në mënyrë anonime dhe mbeten të zhdukur ose të paidentifikuar deri më sot. Një e kaluar që nuk mund të zbehet sepse është fjalë për fjalë në çdo fibër të qenies së saj.
Jehona Kicaj, e lindur në vitin 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, studioi filozofi, studime gjermane dhe letërsi moderne gjermane në Hanover. Pas botimeve të saj akademike, ajo ka botuar edhe vepra letrare që nga viti 2020. Është bashkëredaktore e antologjisë “Dhe kështu mbetën përgjithmonë. Punëtorët mysafirë dhe fëmijët e tyre” (2023). Romani “ë” është debutimi i saj.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit














