Shkurt.ch
«Jo në emrin tim», xhamitë kundër terrorit në emër të tyre
Në disa xhami në Winterthur është vendosur shenja "Not in my Name", si distancim nga terrori islamik. Por një distancim i tillë nuk konsiderohet i dobishëm nga të gjithë
Lanbote: Kështu duan winterthurasit të distancohen nga terrori
Komuniteti islam donë të distancohet me një shenjë speciale nga terrori dhe radikalizmi.
Tri organizate janë bashkuar, njëra ndër to edhe xhamia An’Nur. Një dorë e kuqe që vihet në ball: “Stop. Not in my name”.“Jo në emrin tim“.
Me këtë thirrje ka nisë iniciativa e shoqatës “Fair-Winti” me në krye politikanin e socialdemokratëve ,Blerim Bunjaku që tënton të kufizojë islamin radikal.
Sllogani “Not in my name”, është përpahur në mediat sociale nga muslimanët që kërkojnë distancimin e islamit nga aktet terroiriste që kryhen shpesh në emër të silamit.
Shoqata “Fair Winti” kërkon të vë në qendër të vëmëndjes komunitetin islam që të diastancohen nga aktet terroriste “Me këtë shenjë duhet të qartësohet pozita e besimtarëve musliman, se ata distancohen nga aktet terroriste, janüe kundër radikalizmit dhe ajo çfarë ngjet momentaliht në botë, nuk ndodhë në emër timin”, thuhet nëwebfaqen e shoqatës ku ofrohet dora e kuqe në formatin A3 dhe A4 për shkarkim.
Afishet janë shpëndarë deri më tash në xhamitë e Winterthurit, thotë Bunjaku për Landbote.
Deri më tash këtij aksioni iu kanë bahkuar tri organizata, përkrahë kemi edhe shumë të përfoluren, xhaminë An’Nur dhe dy shoqata islame shqiptare që kanë ngjitur këto pllakata.
Me këte fushat reagon Fair Winti ndaj raportimeve se të rinj musliman nga regjione janë radikalizuar, dhe pjeserisht kanë udhëtuar për Siri duke iu bashkangjitur Xhihadit.
Vetëm sivjet janë regjistruar pese raste. Njohësi I luftës se Sirise, Kurt Pelda deklaron qe nga xhamia An’Nur janë redaikalizuar të rinj, por kundërshtojnë përfaqësuesit e xhamisë.
Samuel Altthof thotë se “ky distancim ëstë në fakt vetëdiskrimimim i bashkësisë islame”
Si reaksion ndaj atenetateve të fundit terroriste në Paris, myslmanët gjithandej nëpër botë janë përballur me një gjendje të pakëndshme: ata identifikohen pa të drejtë me terrorizmin islam. Dhe për të bërë me dije se janë kundër terrorit, në qarqe dhe institucione myslimane në Francë e më gjerë ka lindur logoja ku shkruan “Not in my Name” (Jo në emrin tim), e cila ka marrë një shtrirje të gjerë në gjithë botën, kryesisht nëpër rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Një logo të tillë e ka promovuar së fundi edhe organizata e re nga Winterthur-i “Fair Winti” e cila ka marrë mbi vete detyrën për distancim të myslimanëve nga islamistët e dhunshëm.
Por, siç shkruan 20minuten.ch, kjo logo jo gjithmonë pritet mirë.
Themeluesit e grupit vullnetar të punës për Integrim në Regjionin e Winterthurit (Fair Winti), Blerim Bunjaku dhe Reto Frölicher thonë për portalin 20minuten.ch se tri xhami të Winterthurit tashmë e kanë përvetësuar këtë logo, gjegjësisht e kanë ngjitur në hyrje të tyre.
Në këtë mes është edhe xhamia “An`Nur” e cila dyshohet si vend i rekrutimit të të gjithë të rinjve që nga Winterthuri i janë bashkuar “luftës së shenjtë” të Isisi-it.
Bunjaku thotë se “me këtë veprim duam që të jepet një sinjal. Njerëzit duhet ta dinë se në këto vende (ku ngjitet logoja) nuk lejohet as terrori dhe as radikalizmi. Dhe se çdo gjë që aktualisht po ndodh në botë, nuk po ndodh në emrin e tyre”, thotë Bunjaku, transmeton albinfo.ch.
Pyetjes se a ka pasur nevojë për një distancim të tillë ai i përgjigjet “Myslimanët janë në një dilemë: Nga njëra anë ata nuk kanë nevojë të distancohen por nga ana tjetër islami po keqpërdoret për dhunë, dhembje dhe vuajtje. Për këtë arsye nevojitet distancimi”.
Por ndërkaq njerëz tjere kompetentë mendojnë ndryshe.
Kështu eksperti për ekstremizëm, Samuel Altthof thotë se “ky distancim ëstë në fakt vetëdiskrimimim i bashkësisë islame”. Sipas tij, myslimanët nuk kanë përse të distancohen. Pastaj, thotë Althof, vënia e një shenje nuk garanton se në atë vend vërtet nuk ka ekstremizëm.
Ngjashëm me Althof mendon edhe kryetarja e “Forumit për Islam Progresiv” Saida Keller-Messahli. Sipas saj, vënia e shenjave të tilla është veç tjerash pasqyrim i «mungesës së njohurive nga politika». Ajo e konsideron më të rëndësishme që fuqitë të përqendrohen në luftimin e logjikës së dhunës që në shoqëritë myslimane ekziston në trajtimin e fëmijës dhe grave etj.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












