Lajme
Johnson: Kosova të merret si model për shtetet tjera
Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, tha se Kosova mund të jetë shembull i ndërtimit të shtetit dhe demokracisë, për të gjitha vende tjera. Ai u shpreh i kënaqur që vendi i tij ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën
Ministri britanik për Punë të Jashtme, Boris Johnson u shpreh i kënaqur me zhvillimet që kanë bërë institucionet e Kosovës gjatë 17 vjetëve të pasluftës. Ai tha se Kosova mund të jetë shembull i ndërtimit të shtetit dhe demokracisë, për të gjitha vende tjera dhe u shpreh i kënaqur që vendi i tij ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një seance solemne të thirrur nga Kuvendi i Kosovës. Johnson tha se ndihej i lumtur që pas 17 vitesh ishte kthyer në Kosovë, në shtetin e pavarur, në demokracinë më të re evropiane.
Sekretari i britanik është shprehur i impresionuar me përparimet e shënuara në Kosovë, nga një vend që ai e mbante në mend për vuajtjet e shumta që kishte kaluar, në një shtet që po ndërtohet në partneritet me Perëndimin.
“Mendoj se Kosova mund të jetë shembull i ndritshëm dhe fuqishëm për të tjerët, për atë që ka arritur deri më sot. Ndihem krenar që Britania e Madhe ishte ndër vendet e para që e kishte njohur Kosovën më 2008”, ka thënë Johnson, sipas të cilit, institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkërisht edhe me vendet tjera, sidomos në çështjet globale.
“Kemi një sfidë të përbashkët kundër terrorizmit, kundër ekstremizmit të dhunshëm, kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar dhe në duhet t’i luftojmë këto kërcënime së bashku”, ka thënë Johnson.
Tutje, sekretari britanik u ka bërë thirrje ligjvënësve dhe autoriteteve qeverisëse në Kosovë që të mos heqin dorë nga reformat, të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit dhe të angazhohen për marrëdhënie të mira me Serbinë, duke tejkaluar kështu historinë e dhimbshme që mbetet prapa.
“Kur flasim për rajonin në përgjithësi, Britania dëshiron që Kosova të jetë një forcë e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kjo duhet të përfshijë arritjen e një marrëdhënie normalizimi me Serbinë dhe unë jam duke iu gëzuar diskutimit të këtyre çështjeve në Beograd, gjithashtu”, ka thënë Johnson.
Politikani britanik ka ngushëlluar familjen Dehari dhe ka kërkuar hetime të pavarura për ndriçimin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
Ndër tjera, ai është shprehur i entuziazmuar me faktin që një vend i vogël si Kosova ka një kampione olimpike si Majlinda Kelmendi dhe shumë yje të muzikës me famë botërore që adhurohen shumë në Britani.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij në kantonin Thurgau, një person i dyshuar... -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër -
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit











