Lajme
Ka filluar numërimi i votave nga votimi me postë
Sot, pak pas orës 16:00, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pasditen e së shtunës, rreth orës 16:00, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.
Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi.
Pas procesit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, në platformën e KQZ-së për rezultate janë përditësuar të dhënat për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Këto informacione janë dhënë nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për RTKLive i cili ka treguar se pak pas orës 16:00, të ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.
Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit. Pra, në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime.
Në votimin me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë dhe pas përfundimit të tërheqjes së fletëvotimeve nga të gjitha kutitë postare, do të dihet se sa prej votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.
Sipas planifikimeve, tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.
Gjithashtu, gjatë javës në vazhdim, në numërim do të përfshihen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.
Numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kryeministri Kurti pjesë e panelit ndërkombëtar në Davos 2026 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do t’i bashkohet “House of Kosova” në... -
Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova -
11 të arrestuar nga policia italiane pas një përleshje, disa me origjinë shqiptare -
Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova -
Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A ka ligj për qasjen e të miturve në bare dhe klube nate në Zvicër? Në mungesë të një ligji federal, janë kantonet ato që përcaktojnë moshën minimale për hyrjen në... -
Komuna e Crans Montanës e pranon se lokali ku ndodhi tragjedia nuk u inspektua nga 2019 -
Shkollat ofrojnë mbështetje për nxënësit pas zjarrit në bar -
Zvicra përgatitet për temperaturat e ulëta -
83 persona ende në spital pas tragjedisë së zjarrit në Zvicër













