Lajme
Ka rënë edhe viktima e katërt?
Ende qarkullojnë informacione kontradiktore nëse ka rënë edhe viktima e katërt ose jo, në trazirat e djeshme para kryeministrisë
Sipas një njoftimi të bërë nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, gjatë orëve të natës në spitalin e Tiranës ka vdekur edhe protestuesi i katërt nga tubimi i opozitës socialiste para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.
Përfaqësues të shërbimeve spitalore bënë të ditur se krahas 4 të vrarëve, janë paraqitur edhe 31 qytetarë dhe 27 policë të plagosur, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë pasur plagosje të lehta.
Megjithatë, sipas informatave më të reja, nuk bëhet fjalë për viktimë të katërt. Sipas mjekut të rojës në Spitalin Ushtarak të Tiranës, Ali Hila, numri i viktimave është tre. “Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë pasi është qëlluar me armë në kokë”, ka deklaruar Hila.
Përfaqësuesi i opozitës, Preç Zogaj ka deklaruar mbrëmë se ka edhe një viktimë të katërt, duke përmendur edhe iniciale, por nuk dihet saktësisht nëse ka të viktimë të katërt apo jo. Mjekët thonë se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, duke kaluar në vdekje klinike.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











