Shkurt.ch
Ka tejkaluar shpejtësinë 14 herë: Tri vjet e gjysmë burg
Nga dhjetori i vitit 2009 personi në fjalë kishte brenda një viti kishte kryer jo më pak se 14 vepra penale në trafik
Një person nga kantoni i Cyrihut që ka ngarë tepër shpejtë makinën dhe ka kryer më shumë se dhjetë delikte tjera të rënda të komunikacionit do të mbajë përfundimisht 3 vjet e gjysmë burg efektiv. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke hedhur poshtë ankesën e personit në fjalë për një gjykim të një shkalle më të ulët.
Sipas Gjykatës Federale, i dënuari ka treguar një “indiferencë te pashembullt” duke mos pasur fare në konsideratë jetët e rrezikuara të pjesëmarrësve në trafik.
Nga dhjetori i vitit 2009 personi në fjalë kishte brenda një viti kishte kryer jo më pak se 14 vepra penale në trafik. Në mes tjerash ai kishte ngarë një makinë me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë. Ndërsa rekordin e kishte arritur gjatë një vozitjeje të natës kur ai duke bërë gara me një shok kishte arritur shpejtësinë prej 240 km në orë në autostradë. Me atë rast ai e kishte tejkaluar atë nga an e djathtë dhe kishte ngarë nga afërsia e madhe.
Gjykata e Qarkut në Bülach (Cyrih) e kishte dënuar atë me tre vjet heqje lirie, gjysmën e të cilës me kusht. Në një gjykim të mëtejmë, Gjykata e lartë e Cyrihut ia kishte rritur dënimin në 3 vjet e gjysmë burg efektiv. Dhe tash, pas ankesës së bërë, Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë në Zvicër e ka vërtetuar këtë dënim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












