Lajme
Kabashi: Keqpërdoruesit e votës nuk i shpëtojnë ndëshkimit
Kryeprokurori ka urdhëruar shtatë prokuroritë komunale që të fillojnë ndjekjen penale në rastet me dëshmi keqpërdorimi të votave
Keqpërdoruesit e votës nuk do të mbesin të pandëshkuar. Kështu është zotuar kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi në një intervistë për programin në gjuhën shqipe të BBC-së. Ai ka paralajmëruar ngritjen e padive ndaj personave që kanë bërë keqpërdorime gjatë zgjedhjeve, po qe se gjenden prova ndaj tyre.
Kryeprokurori ka thënë se ka urdhëruar shtatë prokuroritë komunale që të bëjnë mbledhjen e materialeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor dhe të fillojnë ndjekjen penale në të gjitha ato raste ku gjenden dëshmi të mjaftueshme për këtë.
Kryeprokurori i Kosovës ka vendosur të marrë këtë hap pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas shqyrtimit të ankesave të subjekteve politike, ka vërtetuar një numër parregullsish serioze në ditën e zgjedhjeve. Për shkak të parregullsive në fjalë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar përsëritjen e votimeve në pesë komuna dhe rinumërimin e votave në 40 për qind të vendvotimeve.
Kabashi ka thënë për BBC-në se prokuroritë komunale kanë afat 15 ditë për të raportuar për punën e tyre dhe më pas do të shihet nëse ekzistojnë dëshmi për të nisur procedurat penale ndaj individëve të caktuar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












