Kadare fiton pafajsinë
Shkrimtari i njohur ishte akuzuar nga Enea për shpifje ndaj tij tek Ministria e Brendshme, për të mos lejuar botimin e librave të tij
Ismail Kadare shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e ngritur ndaj tij për shpifje.
Shkrimtari i njohur ishte akuzuar nga Enea Nauni, i cili deklaronte se Kadare kishte shpifur ndaj tij tek Ministria e Brendshme, për të mos lejuar botimin e librave të tij.
Por kjo nuk është vërtetuar në Gjykatë, kështu që shkrimtari i njohur fitoi pafajësi. Padia mbante numrin e çështjes 1064, ndërsa u regjistrua në gjykatë më 24 shkurt të këtij viti.
Sipas pretendimeve të Naunit, shkrimtari Kadare e kishte penguar atë që të botonte libra, duke ndërhyrë në Ministrinë e Brendshme, ku i adresonte fjalë të paqena.
Pavarësisht pretendimeve të dhëna para togave të zeza, paditësi nuk i paraqiti asnjë provë gjykatës, që të faktonte akuzat e tij. Për shqyrtimin e kësaj padie, gjykata thirri edhe prokurorinë.
Prokurorja Tatjana Laçej, pasi shqyrtoi pretendimet e palës paditëse, kërkoi nga gjykata deklarimin e pafajshëm të shkrimtarit Ismail Kadare.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor Më shumë staf nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare do të vendoset për kontrollin... -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara











