Jeta në Zvicër
Kali i ngordhur ekspozohet si vepër arti!
Këtë provokim artistik e kanë "krijuar" artistët Maya Bösch dhe Regis Gola dhe pritet që aty të mbetet deri në fund të majit.
Një kalë i ngordhur po prezantohet si vepër arti në një vitrinë të një galerie në Gjenevë dhe kështu ka ngjallur pakënaqësinë e shumicës së kalimtarëve dhe të tjerëve. Shumë sish janë shokuar kur kanë parë kalin e varur të paraqitur si eksponat artistik. Kjo “vepër” ka ngjallur edhe dilema morale dhe estetike mbi atë se çfarë guxon e çfarë jo të trajtohet si art.
Këtë provokim artistik e kanë “krijuar” artistët Maya Bösch dhe Regis Gola dhe pritet që aty të mbetet deri në fund të majit.
Kolektivi artistik “Zabriskie Point” që e drejton këtë galeri ka thënë për mediet zvicerane: “ne e dimë se kjo vepër artistike do të ngjallë reagime të forta, para së gjithash nga fëmijët dhe vegjetarianët”.
Në një kontekst tjetër, ta zëmë me rastin e ekspozimit të skenave nga gjahu, ky kalë do të ishte një objekt krejtësisht banal, kanë thënë ata, duke sqaruar se nuk duan të bëjnë provokim për hir të provokimit.
Ndërkaq natën në mes të mërkurës dhe të enjtes ka ndodhur një aksident makabër: kali, si duket jo i përforcuar mirë, ka rrëshqitur, duke mbetur i varur vetëm për koke ndërkohë që këmbët i preknin në dysheme. Për këtë arsye “ekspozita është mbyllur përkohësisht për shkaqe teknike”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












