Shkurt.ch
Kampionat Botëror për hedhjen e çantave!
Fituesdoli një nëpunës sigurimesh, i cili e ka hedhur çantën në largësi prej 24.21 metrash.
Në kohërat tona moderne njerëzit kujtohen për gara e gara. Të cilave madje nuk përtojnë t`u vënë emra kumbues si “kampionat botëror” e të ngjashme, sado absurde të tingëllojë kjo. Një “Kampionat Botëror” i llojit të vet është mbajtur të shtunën në Bottrop të Gjermanisë, ai për hedhjen e çantave.
Dhe, si çdo kampionat tjetër, edhe ky e kishte fituesin e vet. Kësaj here ai ka qenë një nëpunës sigurimesh, i cili e ka hedhur çantën në largësi prej 24.21 metrash. Me këtë gjuajtje ai e ka tejkaluar rekordin nga viti i kaluar, që e kishte shënuar një shofer kamioni, i cili e pati hedhur atë 22.66 metra larg, shkruan tagesspiegel.de.
Por, përveç gjatësisë së hedhjes, këtu vlerësohet edhe paraqitja teknike dhe “koreografia” që tregon kandidati. Madje, për të qenë çdo gjë në suaza të seriozitetit të garës, organizatorët kanë angazhuar edhe një përgjegjës për kontrollet anti doping!
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











