Sport
Kampioni i botës nga Zvicra tregon pse hyri në politikë
“Në politikë kam hyrë, duke parë neglizhencën e autoriteteve komunale në moskryerjen e detyrave për qytetarët, duke filluar nga pastërtia e ambientit, cilësia e arsimit, papastërtia në shkolla, papunësia dhe nepotizmi”, ka rrëfyer Bajrami për albinfo.ch
Njëri nga boksierët më të suksesshëm shqiptar është Tefik Bajrami. Ai është edhe kampion i botës në boksin profesionist në versionin WBU.
Bajrami ka arritur shumë suksese në karrierën e tij dhe jeton e vepron në Zvicër, derisa së fundi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në degën në Podujevë.
Bajrami në një intervistë për albinfo.ch ka treguar pse ka hyrë në politikë. “Në politikë kam hyrë, duke parë neglizhencën e autoriteteve komunale në moskryerjen e detyrave për qytetarët, duke filluar nga pastërtia e ambientit, cilësia e arsimit, papastërtia në shkolla, papunësia dhe nepotizmi”, ka rrëfyer Bajrami për albinfo.ch.
Ai shpreson se do të mund të bëjë ndryshime pozitive. “Kjo më ka shtyrë që të hy në politikë, që të mund të ndryshoj këtë qasje për të ju ndihmuar qytetarëve dhe për të bërë rajonin e Llapit modern”, ka theksuar tutje boksieri i njohur.
Bajrami jeton në Zvicër, në një vend ku ligji respektohet me përpikëri. “Unë si boksier profesionist jetoj në një vend që është komplet me të gjitha këto që i ceka dhe do të mund të kontribuoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve llapjan. Gjërat jo të mira më pengojnë shumë dhe do të jem zë i madh kundër këtyre gjërave negative. Momentalisht jetoj në Zvicër, por udhëtoj shumë shpesh në Kosovë”, ka përfunduar Tefik “Uragan” Bajrami.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit














