Lajme
Kancelari austriak, Karl Nehammer, rezulton pozitiv me Covid-19
Kancelari i ri austriak, Karl Nehammer, rezultoi sot pozitiv me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Kancelaria Federale. Nehammer u kthye të martën nga pushimet dhe menjëherë bëri një test PCR, rezultati i të cilit ditën e mërkurë doli negativ, njofton albinfo.at.
Sipas mediave austriake, dyshohet se infeksioni ndodhi mbrëmjen e së mërkurës gjatë takimit me Shtabin e Krizave dhe Sigurisë mbi planifikimin për masat e reja. Njëri nga anëtarët e shtabit, i cili ishte i pranishëm në atë takim, ditën e enjte rezultoi pozitiv.
Nehammer është vaksinuar tri herë dhe aktualisht gjendet në shtëpi, në karantinë. Ai do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe nga shtëpia, duke përdorur video dhe konferenca telefonike. Kancelari Nehammer nuk do të marrë pjesë në asnjë takim publik ditët në vijim. Gruaja dhe fëmijët e tij sot u testuan me rezultat negativ, përcjell albinfo.at.
Karl Nehammer dje kishte drejtuar mbledhjen me komisionin e GECKO-s. Edhe pse ai mbante një maskë FFP2 gjatë gjithë kohës, të gjithë personat që morën pjesë në atë takim u testuan. Kancelari aktualisht nuk shfaq simptoma dhe ndërsa shton: “Mos u shqetësoni, jam mirë. Apeli im është akoma: Shkoni dhe vaksinohuni, merreni vaksinën përforcuese, kjo do t’ ju mbrojë që të kaloni më lehtë edhe këtë virus”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












