Lajme
Kandidati për Këshillin Federal dëshiron të mbetet shtetas i dyfishtë
“Unë mbetem një shtetas i dyfishtë dhe do të jem 100% i përkushtuar ndaj Zvicrës si Këshilltar Federal”
Jon Pult, një deputet që dëshiron të zëvendësojë Alain Berset në Këshillin Federal kur Berset të japë dorëheqjen në dhjetor, tha se nëse zgjidhet nga kolegët e tij deputetë, ai do të mbajë pasaportën e tij italiane, përcjell albinfo.ch.
“Unë mbetem një shtetas i dyfishtë [i Zvicrës dhe Italisë] dhe do të jem 100 për qind i përkushtuar për Zvicrës si Këshilltar Federal”, tha ai për mediat në Bernë të hënën.
Pult, i cili vjen nga kantoni Graubünden, e përshkruan veten si tregjuhësh.
“Kam folur gjithmonë italisht me nënën time dhe romanisht me babanë tim”, tha ai, duke shtuar se “gjermanishtja është gjuha ime kryesore e punës sot”.
Ndërsa Pult nuk është i vetmi me shtetësi i dyfishtë në Parlament, ai do të ishte – nëse zgjidhej – i vetmi që do të shërbente në Këshillin Federal.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












