Shkurt.ch
Kantonet romane provojnë prangat elektronike me GPS
Gjashtë kantone të Zvicrës perëndimore bashkë me Tesinën të cilat planifikojnë që të bëjnë pasjsijen me pranga elektronike të këmbëve me GPS gjatë pesë viteve në vijim
Zvicra romane, gjegjësisht kantonet frankofone dhe Tesina, kantoni më jugor, italishtfolës kanë vendosur që të testojnë prangat elektronike me GPS.
Sekretari i konferencës së drejtorëve për çështje policore dhe juridike të Zvicrës latine, Jean-Luc Gassmann ka konfirmuar atë që më herët kishin publikuar gazetat frankofone se gjatë janarit do të shpallet tenderi për sigurimin e 250 prangave të tilla.
Janë gjithsej gjashtë kantone të Zvicrës perëndimore bashkë me Tesinën të cilat planifikojnë që të bëjnë pasjsijen me pranga elektronike të këmbëve me GPS gjatë pesë viteve në vijim. Me këtë hap ato synojnë që personat e akuzuar apo të paditur të mund t`i lokalizojnë gjatë kohës sa ata janë në burgun për hetime ose edhe para se të burgosen.
Në këtë eksperiment, siç shkruan nzz.ch, kantoni Vaud do të jetë “kanton pilot”, ku do të provohet së pari ky hap. Më vonë, në një fazë të dytë, që të gjitha, shtatë kantonet latine të Zvicrës do të ngrenë një centralë të përbashkët përgjimi.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet














