Lajme
Kantoni i Cyrihut planifikon vaksinimin e tretë, përforcues, nga fundi i vitit
Farmacitë dhe praktikat mjekësore do të duhet gjithashtu të jenë në gjendje të ofrojnë vaksinimin përforcues ose plotësues
Qeveria Federale e Zvicrës ende nuk ka përcaktuar kur dhe nëse një freskim (plotësim) i vaksinimit kundër koronës është fare i nevojshëm, shkruan srf.ch.
Por, Departamenti i Shëndetësisë i Kantonit të Cyrihut tashmë po përgatitet për raundin tjetër, transmeton albinfo.ch. Ai planifikon të ofrojë një vaksinim përforcues në shtëpitë e pleqve, duke filluar nga fundi i vitit 2021.
Tri qendrat e vaksinimit: në Hirschengraben, në Uster dhe në Winterthur do të plotësohen me dy qendra shtesë për vaksinimin e publikut të gjerë.
“Qendrat e freskimit” ose përforcimit të vaksinimit do të ngrihen në qytetet Affoltern dhe Bülach. Farmacitë dhe praktikat mjekësore do të duhet gjithashtu të jenë në gjendje të ofrojnë vaksinimin përforcues ose plotësues.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











