Lajme
Kantoni i Lucernit dhe ai i Juras do ta bëjnë obligative mbajtjen e maskave në shkollë
Edhe kantonet e tjerë si Cyrihu, St. Gallen, Schaffhausen dhe Freiburg, gjithashtu po mendojnë ta bëjnë mbajtjen e maskave të detyrueshme për vitin e ardhshëm shkollor
Kantoni i Lucernit dhe ai i Juras po planifikojnë që pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit të kthehen në shkollë me maska.
Sipas tyre, është e vështirë që në klasa të mbahet distanca e rekomanduar sociale, prandaj këto kantone po propozojnë që nxënësit të mbajnë maskë gjatë qëndrimit të tyre në shkollë.
Shkollat po planifikojnë gjithashtu skenarë parandalimi të rasteve, nëse situata do të përkeqësohet përsëri si rezultat i një valë të dytë.
Edhe kantonet e tjerë si Cyrihu, St. Gallen, Schaffhausen dhe Freiburg, gjithashtu po mendojnë ta bëjnë mbajtjen e maskave të detyrueshme për vitin e ardhshëm shkollor, tregon një hulumtim nga SRF, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht mbajtja e maskës nuk është planifikuar në kantonet si Thurgau, Appenzell Ausserrhoden dhe Obwalden, por që ende nuk ka një vendim definitiv.
Ndërsa në më shumë se gjysmën e kantoneve, nuk janë duke e menduar si opsion bërjen obligative të mbajtjes së maskave në shkollë.
Kantoni Uri, Basel-Stadt dhe Schwyz thonë se vendosjen e maskës do ta bëjnë të detyrueshme vetëm në disa situata të caktuara.
“Ne duhet ti mbajmë maskat vetëm në rastet kur kemi të bëjmë për shembull me punë në laboratorë ose me udhëzime praktike,” thotë Michael Stähli, Drejtori i Arsimit i Kantonit të Schwyz.
Sipas deklaratave të tyre, mbajtja e higjienës është e mjaftueshme për disa kantone rurale siç janë Schwyz dhe Nidwalden. Kjo për shkak të madhësisë së klasave dhe ambienteve, Por gjithashtu kantonet me popullsi më të dendur si Berna, Gjeneva dhe Ticino nuk parashikojnë ndonjë masë të detyrueshme dhe janë ende në pritje.
Ndërsa, Kantoni Vaud deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











