Lajme
Kapen 5.6 tonë marihuanë e ardhur nga Shqipëria
Policia gjermane ka thënë se është kapuar sasia më e madhe e drogës në 20 vjetët e fundit në landin e Bavarisë.
Pas rreth gjashtë muajsh hetimi është shkatërruar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, të cilët kanë trafikuar një sasi rekord droge, plot 5.6 tonë.
Policia gjermane tha se ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës të ardhur nga Shqipëria.
Sasia e fundit e sekuestruar i përket tetorit të vitit 2013, 645 kg marihuanë, e fshehura në blloqe betoni. Blloqet ishin përpunuar në atë mënyrë që të dukeshin si gurë graniti të përpunuar.
Policia gjermane ka arrestuar tetë persona, mes moshës 30-49 vjeç, të dyshuar si kontrabanduesit e sasisë rekord të marihuanës prej rreth 5.6 tonë.
Siç raportojnë mediat gjermane, në krye të trafikut besohet se qëndrojnë dy vëllezër shqiptarë. Të arrestuarit janë në paraburgim, ndërsa një person i nëntë, i dyshuar si pjesë e bandës, është arrestuar në Austri.
Kreu i antinarkotikëve në Mynih, Jurgen Thiel, tha se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në 20 vjetët e fundit në landin e Bavarisë.
“Nëse sasia e marihuanës do të kishte dalë në treg, do të kapte shifrën e 50 milionë eurove. Droga ishte fshehur në blloqe gurësh natyralë, të cilët do të transportoheshin për në Gjermani. Blloqet ishin përpunuar në atë mënyrë që të dukeshin si gurë graniti të përpunuar”, tha Thiel, transmeton Shekulli.
Mediat bavareze thonë se paketimi është bërë në Shqipëri, ku marihuana mbillet në liri. Shqiptarët kishin përgatitur blloqe betoni me hapësirë të nevojshme për të mbajtur sasinë gjigante.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










