E-Diaspora
Kapet kosovarja, ka fshehur në trup arsenal të tërë teknik për të kaluar provimin e “autoshkollës”
E gjithë dekolteja e saj ishte e përshkuar nga kabllo të ndryshme që çonin te kamera e vogël dhe te kufjet e padukshme në veshët e saj. Përmes tyre ajo lidhej me një person që e ndihmonte nga jashtë
Një e re kosovare në Sundern të Gjermanisë me trikun e saj të përdorur për të kaluar provimin e “autoshkollës” është bërë temë shumë tërheqëse për mediat gjermane dhe të tjera gjermanofone.
Ajo kishte habitur policinë dhe autoritetet tjera kur ishte zbuluar se në çfarë mënyre, me teknikë të sofistikuar, kishte provuar të kalonte provimin e vozitjes, shkuanvice-com.de. E gjithë dekolteja e saj ishte e përshkuar nga kabllo të ndryshme që çonin te kamera e vogël dhe te kufjet e padukshme në veshët e saj, transmeton albinfo.ch. Përmes tyre ajo lidhej me një person që e ndihmonte nga jashtë për t`iu përgjigjur pyetjeve të testit.
Kosovaren 22 vjeçare e kishte denoncuar vetë mësuesi i saj i autoshkollës. Ai kishte telefonuar te përgjegjësit e provimit duke shprehur habinë se si po hynte në provim një person që nuk e njeh gjermanishten fare. Për më tepër, atij i ishte dukur e habitshme që ajo kishte paraqitur provimin në një qytet tjetër, që ishte rreth 30 kilometra larg, ndërkohë që këtë mund ta bënte në qytetin ku jetonte dhe ku i mbante orët e autoshkollës.
Përfundimi i kësaj aventure që ngjan me filmat agjenturorë ishte i hidhur për vajzën kosovare, përcjell albinfo.ch. Jo vetëm për faktin se u zbulua dhe do të marrë një dënim por edhe për diçka tjetër: ajo e kishte futur kufjen aq thellë në vesh sa që i është dashur ndërhyrja e një mjeku otorinolaringolog për t`ia hequr nga aty.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













