E-Diaspora
Kapet shqiptari me fletarrest ndërkombëtar, edhe pse kishte ndryshuar identitetin
Përfundimisht të martën policia ka krahasuar shenjat e tij të gishtërinjve me ato të fletarrestit të lëshuar nga Italia
As identiteti i tij i ndryshuar nuk i ka bërë punë shqiptarit të moshës 28 vjeçare për t`i ikur radarëve të hetuese ndërkombëtarë. Kur ai po provonte që së bashku me një shoqërues të tij të transportonte nga Franca në Itali një veturë, zyrtarët e policisë i ranë në gjurmë, shkruan pnp-de. Ata e zbuluan gjatë një kontrollimi të bërë në autostradën A8 të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Atë ishte duke e kërkuar policia italiane me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2016.
Veprat penale që i ngarkohen kanë ndodhur në vitin 2010, kur ai kishte bërë plaçkitjen me thyerje të një numri të shtëpive në Itali.
Gjatë këtyre sulmeve ai vidhte në radhë të parë stoli dhe gjësende të tjera me vlerë.
Përfundimisht të martën policia ka krahasuar shenjat e tij të gishtërinjve me ato të fletarrestit të lëshuar nga Italia. Pas arrestimit, autoritetet gjermane pritet të vendosin për ekstradimin e tij në Itali.
“Sherrin” personit në fjalë ja ka parë edhe shoqëruesi i tij, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se ai po ashtu kishte kryer delikte në Itali dhe ndaj tij ishte marrë një masë ndalimi për hyrje në Zonën e Shengenit, ai hetohet për udhëtim ilegal në këtë zonë. Për këtë arsye ai është dënuar me kthim të menjëhershëm në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










