E-Diaspora

Katër gra akuzuan Paul Haggis për abuzim

Regjisori i shpërblyer me Oscar, Paul Haggis ka mohuar akuzat e sjelljes së pahijshme, për çka e kanë akuzuar katër gra, e dy prej tyre madje e akuzuan për përdhunim.

Të premten agjencia e lajmeve Associated Press raportoi akuzat e tri grave të cilat punuan në industrinë e argëtimit. Ato thanë se Haggis i kishte puthur me zor, i kishte detyruar në seks oral dhe të gjitha këto ndodhën mes viteve 1996 dhe 2015.

E identiteti i grave nuk është zbuluar në këtë raport.  “Haggis i mohon të gjitha këto akuza anonime”, ka thënë avokatja e tij Christine Lepera.

E gruaja e katërt e përmendur në raport, Haleigh Breest e cila e akuzon regjisorin për përdhunim në vitin 2013, është paditur nga Haggis muajin e shkuar. Në padi ai mohon akuzat e saj dhe e akuzoi për zhvatje meqë pala paditëse kërkoi 9 milionë dollarë që akuzat të mos dalin në publik.

64 vjeçari kishte fituar Oscar për skenarin dhe filmin më të mirë në vitin 2006 për Crash. E në mesin e filmave të tij më të njohur janë “Million Dollar Baby” dhe “Quantum of Solace.”