Sport

Këngë për Granit Xhakën

Një grup raperash shqiptarë i kanë kushtuar një këngë futbollistit, Granit Xhaka

Në internet po qarkullon një këngë që i dedikohet talentit kosovar të futbollit në Zvicër, Granit Xhaka.

Autorët e këngës nuk dihen, por dihet se këngëtarët janë rapera që këndojnë shqip.

„Edhe Kosova dhe Shqipëria ty të dojnë“, thuhet në një refren të këngës.

Ylli shqiptar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka ka qenë në fokus ditëve të fundit të mediave zvicerane dhe shqiptare para dhe pas ndeshjes Zvicër-Shqipëri.

Ai është sulmuar herë nga mediat zvicerane se ka huqur qëllimisht golin dhe nga tifozat shqiptarë se është „tradhtar“ që po luan me kombëtaren zvicerane.

19-vjecari ka përsëritur disa herë se është krenar që është shqiptar.

Duke qenë krenar që është shqiptar, atij i është kushtuar edhe një këngë shqip, e cila ka filluar të dëgjohet shumë këto ditë e fundit.