Lajme
Kërcënime për bomba në disa stacione treni në Austri
Disa stacione treni në Austri janë detyruar të mbyllen si përgjigje ndaj kërcënimeve për bomba ditët e fundit, tha një zëdhënës i policisë.
”Kërcënimet deri më tani kishin shënjestruar stacione në kryeqytetet shtetërore. Ne po e marrim këtë shumë seriozisht”, theksoi zëdhënësi.
Kërcënimet u bënë të mërkurën në mbrëmje në lidhje me stacionet e Sait Polten, Salzburg dhe Klagenfurt, të martën në stacionin kryesor të Linzit dhe të hënën në stacionin kryesor të Grazit.
Të gjitha stacionet duhej të mbylleshin dhe trafiku i trenave u pezullua për disa orë.
Kërcënimet kanë mbërritur në polici përmes emaileve, ku thuhej se mund të shpërthente eksploziv në stacionet përkatëse.
Autoritetet e shërbimit sekret kombëtar po hetojnë serinë e kërcënimeve.
Kompania shtetërore austriake hekurudhore (OBB) nuk pranoi të komentojë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












