Shkurt.ch
Kërcënon bankat e Zvicrës me padi penale
Norbert Walter Borjans, ministri i Financave në Landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë ka ashpërsuar betejën kundër evazionit fiskal dhe marrëveshjes tatimore me Zvicrën.
Në një intervistë për gazetën zvicerane «SonntagsZeitung» ai është kërcënuar se do t’i padisë bankat zvicerane.
“Nëse provat e ofruara nga të dhënat bankare flasin për fshehje sistematike të tatimeve, atëherë prokurori duhet të marrë një vendim nëse dëshmitë janë të mjaftueshme për të iniciuar një padi”, tha Norbert Walter Borjans.
Walter Borjans gjithashtu ka bërë të qartë se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për të blerë të dhënat bankare nga bankat zvicerane.
Ai është i bindur se marrëveshja nuk ka asnjë shans, dhe se një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të ri negociohet.
“Na duhet një marrëveshje e re, por jo që ndalon shitjen e të dhënave bankare dhe që ofron norma shumë të larta tatimore”, tha Borjans.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh












