Kosova
Kërkesa për shfuqizim të Speciales nuk është mbyllur
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, që dështoi më 22 dhjetor, do të mbetet edhe më tej.
Sipas deputetit të PDK-së, Nait Hasani, kërkesa për shfuqizim të Speciales është me qëllim të ndryshimit të karakterit etnik dhe të mos ketë gjykim vetëm për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, por për të gjithë që kanë kryer krime.
“Ne e kundërshtojmë. E kam kundërshtuar dhe do ta kundërshtoj një gjykatë të tillë sepse nuk është një gjykatë që e dënon krimin, por që kërkon të dënojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin që e ka bërë. Kërkesa ime personale dhe e 43 të nënshkruarve, ka qenë, është dhe do të mbetet si kërkesë drejtuar Kuvendit për shqyrtimin e plotësim ndryshimin e ligjit, nga një Gjykatë Speciale që është tash me Dhoma të Specializuara, të krijohet një gjykatë në Kosovë, e cila do të merret me trajtimin e rasteve të dyshuara për krime edhe të komuniteteve të tjera, sikurse krimet serbe në Kosovë”, ka thënë Hasani për “Radion Evropa e Lirë”.
Vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nisma e 43 deputetëve, që dështoi dy herë, nuk është mbyllur si çështje akoma.
LDK-ja në anën tjetër vazhdon të mbetet kundër kësaj nisme duke thënë se “të gjitha institucionet duhet të marrin përgjegjësi për trajtimin e krimeve që kanë ndodhur në vendin tonë”.
Ndërsa, sa i përket Vetëvendosjes, kjo parti vazhdon ta konsiderojë Specialen si gjykatë të padrejtë për Kosovën. Deputeti i kësaj partie Rexhep Selimi thotë se dyshon që kjo është iniciativë e vërtetë për rrëzim të Speciales.
“Nuk është hera e parë që iniciativat nuk i kemi parë prej nga kanë ardhur, por çfarë janë ato. Po ta kishim parë se prej nga ka ardhur iniciativa, që ka ngelur vetëm iniciativë, për ndryshimet kushtetuese për Forcat e Armatosura, ne do ta votonim kundër, por ne jemi deklaruar ‘për’ sepse është interes i Kosovës. Kështu që, prapë të njëjtën qasje do ta kemi. Ne do të jemi kundër kësaj gjykatë dhe do ta manifestojmë me votën tonë në seancë, kurdo që do të vjen. Po them, kurdo që të vjen, nëse vjen ndonjëherë, për arsye që ne kemi dyshimin e bazuar se ky mund të jetë thjeshtë një manipulim i (Hashim) Thaçit, në këtë rast dhe duket që mund mundë të ngelet më shumë në kufijtë e një kërcënimi sesa të një iniciative”, ka thënë Selimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it













