Jeta në Zvicër
Kërkohen taksa më të larta për të pasurit në Zvicër
Qëllimi është një tatim më të lartë për njerëzit shumë të pasur që nuk punojnë, por nxjerrin të gjitha të ardhurat e tyre nga pasuritë e tyre financiare
Të rinjtë e Partisë Socialiste Zvicerane kanë filluar të mërkurën një kampanjë me qëllim të vendosjes së taksave më të larta për njerëzit e pasur në Zvicër.
Kjo iniciativë duhet të fitojë 100 mijë nënshkrime para se të vihet në një referendum. Qëllimi i tyre është një tatim më të lartë për njerëzit super të pasur që nuk punojnë, por nxjerrin të gjitha të ardhurat e tyre nga pasuritë e tyre financiare, shkruan “The Local”.
Nën sloganin “paratë nuk punojnë, ne bëjmë”, nisma propozon taksa më të larta për të ardhurat që rrjedhin nga kapitali mbi një shumë fikse, përcjell albinfo.ch.
Sipas socialistëve të rinj nëse të ardhurat arrijnë mbi 100 mijë franga në vit, atëherë taksat duhet të shumëzohen me 150 për qind.
Një sistem i tillë do të sille pesë deri në dhjetë miliardë franga shtesë për arkëtimit e qeverisë zvicerane. Nga kjo mund të lirohen taksat për ata me të ardhura të ulëta ose të mesme, apo kujdes falas për fëmijët.
Disa politikanë, duke përfshirë presidentin e Partisë Socialiste, Christian Levrat, mbështesin nismën e partisë së të rinjve, raporton “SDA”.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










