Lajme
Kërkohet hetim i shpejtë dhe i pavarur për akuzat e Martyt
"EULEX-i nuk do të nisë ndonjë hetim lidhur me akuzat e raportit të Martyt, derisa të marrim evidencë konkrete"
Një ditë pasi është miratuar rezoluta për hetime mbi akuzat për trafikim me organe njerëzore, të përmendura në raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, EULEX-i është përgjigjur se nuk do të nis hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Rezoluta kërkonte që misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovës të fillojë hetimet për akuzat e senatorit zviceran. Po ashtu rezoluta i bën thirrje EULEX-it që të ketë edhe mandat, edhe mbështetje të nevojshme politike e financiare për t’i bërë hetimet.
Por, në EULEX thonë se pa evidencë konkrete nuk mund të hetohen akuzat e raportuesit zviceran Dick Marty.
“EULEX-i nuk do të nisë ndonjë hetim lidhur me akuzat e raportit të Martyt, derisa të marrim evidencë konkrete. EULEX-i i ka dërguar dy letra zotit Marty, përmes të cilave e kemi inkurajuar t’i furnizojë autoritetet e prokurorisë në kuadër të EULEX-it me çfarëdo informacioni apo evidence që mund t’i ndriçonte akuzat e bëra në raportin e tij, por deri më tani nuk kemi pranuar asgjë. Rrjedhimisht, nuk është duke u zhvilluar ndonjë hetim”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Alexandra George për Evropën e Lirë.
Raporti i zviceranit Marty akuzon kryeministrin në dorëheqje të Kosovës, Hashim Thaçi, ta ketë udhëhequr një grup të ish-ushtarëve të UÇK-së në trafikimin me organe njerëzore, armë dhe drogë. Raporti përmend dhe “Shtëpinë e Verdhë”, e cila së pari u apostrofua në librin e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka kërkuar sot në Strasburg hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pavarur rreth akuzave të raportit të Dick Martyt.
Në paraqitjen e tij, Tadiq ka falënderuar europarlamentarët që e kanë miratuar raportin e Martyt, ngase, sipas tij, është bërë hapi i parë i rëndësishëm në zbulimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për qasjen neutrale ndaj statusit të Kosovës. Sipas Tadiqit, pozicioni i Serbisë lidhur me Kosovës është i njohur dhe se Beogradi nuk do të njoh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Presidenti serb ka ripërsëritur se delegacioni i Serbisë me muaj të tërë është i gatshëm për negociata me Prishtinën. “Dialogu është rruga e vetme për paqe në Kosovë dhe sa më shpejtë të fillojnë negociatat aq më parë do të mund të gjenim rrugë për të ecur përpara drejt pajtimit historik të serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Tadiq, raportuan mediat serbe.
Ndërkohë, rezoluta është vlerësuar si goditje e rëndë për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Por, reagimet e para nga Prishtina pas miratimit të këtij raporti, tregojnë se Kosova është e hapur për t’u hetuar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












