Lajme
Kërkohet mbështetje për ndërmarrësit
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të gëzojnë mbështetje më të mëdha nga shteti, konsideron një hulumtim i bërë në kuadër të projekti KOSME
Autoritetet kosovare duhet t’i mbështesin më shumë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që të zhvillohen më shumë edhe në aspektin e eksportit. Kështu u tha në prezantimin e hulumtimit: “Gjendja e NVM-ve në Kosovë” e cila gjithashtu rekomandon që edhe gratë të inkuadrohen më shumë në ndërmarrësi.
Ky hulumtim është bërë në kuadër të projektit KOSME, projekt i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Qëllim i këtij hulumtimi, siç u tha, ishte analiza e gjendjes momentale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mese dhe mundësitë për zhvillimin e politikave të reja mbështetëse për NVM-ve.
“Qasja në financa mbetet një ndër sfidat kryesore të NVM-ve; së dyti, fokusi duhet të jetë në krijimin e politikave për mbështetjen e eksportit dhe së treti, ndërmarrësia tek femrat nuk është e zhvilluar mirë dhe është e fokusuar në disa industri specifike si dhe zakonisht femrat janë ato që janë pronaret e vetme në biznes”, thuhet ndër rekomandimet e hulumtimit.
Ndryshe, më 17 Dhjetor 2014, u organizua konferenca gjatë të cilës u prezantuan rezultatet e hulumtimit të bërë mbi gjendjen e NVM-ve në Kosovë. Ky hulumtim ka përfshirë 750 ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
“Hulumtim kishte për qëllim identifikimin e ngecjeve dhe sfidave të bizneseve, të sigurojë bazën për rekomandime të politikave zhvillimore si dhe ta vlerësojë përshtatshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm Christian Geosits, drejtor i Zyrës, Agjencia Austriake për Zhvillim i cili potencoi rëndësinë e bërjes së këtij hulumtimi dhe përdorimin e këtyre të dhënave për zhvillimin e politikave të mëtutjeshme.
Anëtarë të panelit të kësaj konference ishin Valdrin Lluka, kryeshef i Agjencisë KIESA; Thomas Oberholzner, KOSME; Behxhet Haliti, drejtor i përgjithshëm, Administrata Tatimore e Kosovës i cili potencoi që “ky hulumtim i ka shtuar një vlerë të shtuar punës momentale të Administratës Tatimore të Kosovës, e cila është e fokusuar në ndërtimin e proceseve për lehtësira për bizneset”.
Mbi të gjitha, Haliti, ceku programet e planifikuara për vitin 2015, të cilat do të krijojnë lehtësira të reja për bizneset.
Anëtarë tjerë të panelit ishin: Safet Gërxhaliu, kryetar, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Pjesëtar të kësaj konference ishin bizneset, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme donatore.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













