Shkurt.ch
Kërkohet zgjidhje për iniciativat që shkelin të drejtën ndërkombetare
Qeveria kërkonte që në të ardhmen iniciativat popullore të shqyrtohen nëse janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare para se të pranohen për votim
Një draft që kishte përgatitur Këshilli Federal duke ia dorëzuar parlamentit për konsultime i është kthyer me përgjigje negative. Aty Këshilli kërkonte që në të ardhmen iniciativat popullore të shqyrtohen paraprakisht nëse janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare para se të pranohen për votim. Nëse do të pranohej drafti, do të kishte një zgjerim të vogël të kufizimeve të cilave edhe sit u nënshtrohen iniciativat popullore.
Kështu, sipas të drejtës në fuqi, iniciativat shpallen të pavlefshme në rast se bien ndesh me ligjet mbi ndalimin e gjenocidit, dhunës, torturës dhe skllavërisë.
Me propozimin e bërë nga qeveria, të hedhur poshtë ndërkohë nga parlamenti, do të shpalleshin të pavlefshme iniciativat që shkelin të drejtat themelore të njeriut të parashikuara si të tilla në kushtetutën e shtetit.
Disa parti dhe në radhë të parë SVP/UDC janë shprehur vendosmërisht kundër. Sipas tyre, me një propozim të tillë do të vihej në pikëpyetje demokracia e drejtpërdrejtë e Zvicrës dhe e drejta e popullit. Madje SVP/UDC ishte e gatshme të niste edhe një iniciativë kundër, në rast se do të miratohej drafti, bën të ditur srf.ch.
Pas kritikave të ashpra, Këshilli Federal ka hequr dorë nga synimi i tij parësor. Por, nisur nga përmbajtja problematike e një numri të iniciativave që ofrohen për votim, çështja mbetet e diskutueshme edhe në të ardhmen.
Për këtë arsye, Këshilli Federal ka angazhuar Ministrinüe e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Jashtme së bashku me Kancelarinë Federale (zyra kompetente për pranimin e iniciativave) që të punojnë për një zgjidhje të re te këtij problemi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











