Shkurt.ch
Kërkon dëmshpërblim, viktima dënohet me 120 mijë franga
Familja e vajzës kishte paditur prodhuesin e medikamenteve "Yasmin", kompaninë gjermane “Bayer”, duke kërkuar dëmshpërblim prej 5.7 milionë frangash
Celine, ka qenë një vajzë e hareshme 16 vjeçe, kur, gjashtë vite më parë mjeku i kishte përshkruar tabletat “Yasmin” kundër mbetjes shtatzënë. Nga k medikament ajo kishte pësuar shumë rëndë, një emboli të mushkërive e cila i ka shkaktuar pasoja për tërë jetën. Familja e saj ka paditur prodhuesin e medikamenteve të përmendura, kompaninë gjermane “Bayer”, duke kërkuar dëmshpërblim prej 5.7 milionë frangash, sa do të jenë të nevojshme sipas saj për tu përkujdesur për vajzën e mbetur plotësisht e paaftë, deri në fund të jetës.
Por, Gjykata e Qarkut në Cyrih, në një vendim të saj. përveç që e ka hedhur poshtë akuzën dhe kërkesën e familjes, e ka dënuar atë duke e dënuar me gjobë prej 120 mijë frangash, të cilat duhet t`ia paguajë kompanisë së përmendur, farmaceutike, në emrin e shpenzimeve procedurale!
Vajza që tash është 22 vjeçe, kështu mbetet pa dëmshpërblim, ndërkohë që Bayer deri më tash për raste të ngjashme lidhur me medikamentin Yasmin ka paguar deri një miliard e gjysmë dollarë në emër të dëmshpërblimit. Kjo kompani i arsyeton këto diferenca në trajtim me sistemet e ndryshme juridike që janë në fuqi në Zvicër dhe në SHBA, njofton emisioni “Rundschau” i srf1.
Sipas gjykatës, familja nuk ka mundur të dëshmojë se sëmundja e rëndë e vajzës së tyre ka ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçit të përmendur.
Familja megjithatë ka vendosur që për rastin e saj të ankohet edhe në Gjykatën e lartë të Cyrihut.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











