Lajme
Kërkuan azil në Francë dhe Angli, riatdhesohen 112 shqiptarë

Është bërë e ditur se policia e shtetit vijon bashkëpunimin me homologët për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar të kërkojnë azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë disa operacioneve të fundit nga Franca dhe Anglia janë riatdhesuar në total 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.
Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Gjithashtu, në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste (një në Rinas dhe një në Kakavije). Policia ka proceduar penalisht dy persona përgjegjës për veprën penale “Braktisja e të miturve”.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë drejt hapësirës SCHENGEN, të mos tentojnë të kërkojnë azil, sepse është përpjekje e dështuar dhe do t’iu refuzohet menjëherë kërkesa, nëse kanë këtë qëllim. Rruga e vetme është migracioni i ligjshëm.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Intervistë
Safet Kryemadhi: “Bota ime është, të lexoj dhe të shkruaj” “Thuhet që për të shkruar mirë duhet lexuar shumë. Dhe është e vërtetë që para se...
-
Edhe në Tavannes të Kantonit të Bernës, hapet një shkollë shqipe
-
Shqiptarja “pushton” ballinën e revistës ndërkombëtare Soho Fashion Magazine
-
Vjosa Osmani: “Rreth 200.000 aplikime, faleminderit mërgatë”
-
Daka: Votat e diasporës numërohen vetëm nëse arrijnë në Kosovë 24 orë para zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Nga 170.000 vaksinimet në Zvicër, 16 me reaksione të rënda Pacientët e prekur në pesë rastet fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka...
-
Në Zvicër raportohen 2156 infeksione të reja dhe 62 të vdekur
-
Sondazh
63 % e zviceranëve janë për ndalimin e burkës
-
Deri më tani në Zvicër janë vaksinuar 170.000 veta
-
Qeveria thotë se mund të mbyllë shkollat, por nuk dëshiron