Kosova
Këshilli i BE-së thotë se Kosova ka progres të limituar në luftimin e korrupsionit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në nivel të ministrave, për Kosovën, pritet ta nënvizojë faktin se ka pasur progres të limituar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.
Në takimin ku pritet të diskutohet edhe për procesin e zgjerimit, parashihet edhe një draft për Kosovën. Në draftin e konkluzave thuhet po ashtu që nga Kosova pritet të implementojë pa vonesa obligimet nga marrëveshja e arritur në Bruksel, aneksi në Ohër, por edhe obligimet e tjera që dalin nga procesi i dialogut. Kjo porosi i është dhënë edhe në pjesën e draftit kur flitet për Serbinë, shkruan Koha.net.
Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, procesi i normalizimit është i domosdoshëm për të avancuar në rrugëtimin evropian, thuhet në draft.
Do të dënohet dhuna e protestuesve serbë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave gjatë trazirave në veri në fund të majit dhe thuhet se nuk mund të ketë justifikim për dhunë. Do të dënohet edhe sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator.
Për dialogun pritet që edhe këtë herë BE-ja të ftojë Kosovën e Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje, së pari për situatën në veri, e pastaj edhe për të avancuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, ku do të zgjidhnin të gjitha çështjet kyçe. Në veçanti, pritet që të përshëndetet gatishmëria e shprehur e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar draftin e BE-së për Asociacionin, përcjell albinfo.ch.
BE-ja pritet që ta mirëpresë faktin që Kosova mbështet bllokun në qëndrimet sa i përket agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, agresion të cilin Kosova e ka dënuar fuqishëm dhe ka mbështetur të gjitha sanksionet. Pritet të thuhet se kjo dëshmon qartë orientimin e Kosovës drejt BE-së.
Në konkluzat [BB1] që kanë të bëjnë me Kosovën, Këshilli i BE-së do ta mirëpresë faktin që më 1 janar do të nisë zbatimi i procesit të liberalizimi të vizave.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












