Lajme
Kështu do të ndikojë në Zvicër greva e sotme e aviacionit në Gjermani
Sindikata gjermane e punës Verdi i ka bërë thirrje stafit të sigurisë së aviacionit në 11 aeroportet kryesore gjermane që të hyjnë në grevë, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat i këtij aksioni industrial, rreth 30 fluturime SWISS midis dy vendeve janë ndërprerë të enjten, duke prekur 2900 pasagjerë.
“Në parim, ne mund të kryejmë shumicën e fluturimeve për në Berlin, Hamburg, Dyseldorf, Frankfurt, Hanover, Shtutgart dhe Bremen”, tha zëdhënësja e linjës ajrore SWISS, Karin Montani. “Por ne duhet të kryejmë fluturimet e kthimit për në Zvicër pa pasagjerë, përveç dy fluturimeve nga Dyseldorfi”.
Megjithatë, fluturimet për dhe nga Mynihu nuk do të preken.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara












