Sport
Kështu e festuan shqiptarët e Zvicrës fitoren e Kombëtares
Si kudo ku jetojnë shqiptarë, në vendet e tyre në Ballkan ashtu dhe në diasporë, u festua me shumë entuziazëm fitorja e parë e Kombëtares Shqiptare në Evropianin 2016.
Me qindra automjete të stolisura me flamuj kombëtarë, duke aktivizuar sirenat kanë parakaluar rrugëve të qyteteve të ndryshme të Zvicrës. Kamera e albinfo.ch ka regjistruar pamje të kësaj shprehjeje të gëzimit me fitoren në qytetin Winterthur të Kantonit të Cyrihut.
Kolona të gjata të veturave kanë qarkulluar më gjatë se një orë nëpër rrugët e këtij qyteti, që nga momenti i fishkëllimës që ka dhënë shenjën e përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Rumani, gjegjësisht nga çasti i fitores historike të kombëtares.
Djem e vajza që valvisnin flamujt shqiptarë, aty këtu edhe zviceranë, janë bërë pjesë e dalldisë kolektive duke skanduar slloganet e njohura dhe duke vallëzuar nën ritmet e këngëve kushtuar fitores.
Festuesve shqiptarë u janë bashkuar vende-vende edhe ata zviceranë, por më të pakët në numër. Ata kanë valvitur flamujt e tyre duke i bashkuar me ata dykrenorë të tifozëve shqiptarë.
Policia ka qëndruar në rrugë duke mbikëqyrur rrjedhën e festimi por pa bërë ndonjë ndërhyrje pasi që festa ka rrjedhur pa incidente, përveç pengimit të trafikut nga shkaku i zënies së rrugëve.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim

































